
Ky raport-draft i natyrës cilësore mbi minimumim jetik në Shqipëri është një projekt që profesor Ervin Kaçiu ka realizuar në bashkëpunim me organizatën Drejtësi Sociale dhe është prezantuar për herë të parë në dhjetor të 2021. Nëpërmjet kontakteve të realizuara me komunitetin rom dhe egjiptian, janë nxjerrë të dhëna mbi pasojat që disa nga politikat aktuale sociale kanë në jetën e shtresave më në nevojë. Përcaktimi i minimumit jetik është një domosdoshmëri për të siguruar se çdo shtetas i Republikës së Shqipërisë i është dhënë mundësia që të jetojë në mënyrë dinjitoze. Duke marrë parasysh edhe studime të tjera të një natyre sasiore, prof.Kaçiu ka dalë në këto përfundime, që mund të lexohen në artikullin si vijon:
