Pasi u njoftuam nga 100 tregtarët rom në qytetin e Elbasanit, për rritjen e tarifës së vendit të tregtimit të rrobave të përdorura, kontaktuam me pronaren e tregut për të negociuar zgjidhjen e kësaj problematike.
Qëndrimi i saj ishte i prerë ose të pranojnë rritjen e tarifës ose të largohen nga tregu.
Tashmë, jemi të detyruar të ndjekim hapa të tjera deri në zgjidhje të problemit.