Në takimin konsultativ të Forumit Final, morëm pjesë në tryezën e organizuar nga
Fondacioni Shoqeria e Hapur per Shqiperine, Inclusive EdJobs, BE dhe KMOP, si pjesë e një projekti 3 vjeçar, që përfshin dy çështje kryesore, arsimi dhe punësimi i romëve dhe egjiptianëve.
Në pjesën e parë, u diskutua skema e bursave për fëmijët në arsimin parauniversitar, sidomos për fëmijët braktisës, ku u evidentua se ka vështirësi në zbatim për shkak të mos sqarimit të plotë të kritereve ekonomike në VKM nr.666.
Në pjesën e dytë, për problemin e punësimit të romëve u evidentua mungesa e koordinimit midis qeverisjes vendore dhe asaj qendrore, për të ngritur programe të shërbimeve komunitare për të punësuar individë punëkërkues.
Diskutimi ishte konstruktiv dhe u vendos organizimi i tryezave të përbashkëta me strukturat përkatëse të bashkisë dhe ministrive, për të përmisuar kuadrin ligjor dhe ngritjen e nismave specifike, si mentorimi i fëmijëve nga studentë të degëve të caktuara, nismat për punësim të përfshijnë romët dhe egjiptianët, në mënyrë që të jenë më përfshirëse dhe afatgjata, kurset për shkrim-këndim për të rritur, kurse për trajnim profesional etj.