Ligji “Për sektorin e energjisë” ia pamundëson rreth 200 familjeve të varfëra shqiptare, të lidhin me OSHE-në kontratë për furnizimin me energji, pasi duhet të parapaguajnë shumën 300.000 mijë lek të vjetra.
Enti Rregullator i Energjisë nuk mund ti jap zgjidhje kësaj situate. Ndërkohë, familjet të ardhurat e vetme që kanë është ndihma ekonomike.
Në këtë situatë po mbështesim strategjikisht një familje për të ezauruar rrugën administrative, dhe që më pas ti drejtohemi gjykatës. E filluam duke i dërguar kërkesë për lidhje kontrate të re OSHE-së dhe ERE-së.