Në kuadër të projektit “Advokimi ligjor nje mjet per organizimin komunitar”, financuar nga Leviz Albania, “Drejtësi Sociale” dhe TIRC “Së bashku për integrimin e romëve”, është zhvilluar takimi me përfaqësues të bashkisë Fier. Gjatë takimit diskutuam mbi investimet e kryera në kanalizimet e ujrave të zeza për një pjesë të fshatit Drizë, mbi projektin e përfunduar nga bashkia Fier për kryerjen e investimeve për pjesën tjetër të fshatit, si dhe mundësitë për të përfituar mbështetje financiare për zbatimin këtij projekti nga donatorë apo institucione të ndryshme.
