Në kuadër të projektit “Advokimi ligjor nje mjet per organizimin komunitar”, financuar nga
Leviz Albania, “Drejtësi Sociale” dhe
TIRC “Së bashku për integrimin e romëve”, është zhvilluar takimi midis përfaqësuesve të Këshillit Bashkiak Fier dhe banorëve të zonës së Drizës. Gjatë takimit banorët u ankuan për punimet e kryera për kanalizimet e ujrave të zeza, pasi nuk po kryhen në një zonë ku jetojnë 36 familje.
Banorët i kërkuan anëtarit të Këshillit Bashkiak që ta ngrej si shqetësim në mbledhjen e rradhës. Ndërkohë, në ditët në vazhdim do të përgatitet një Peticion drejtuar Kryetarit të Bashkisë dhe Kryetarit të Këshillit Bashkia, i cili do të firmoset nga banorët.