Ditën e premte asistuam pranë Dhomës Penale të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë një familje motër e vëlla për shkak të dhunës së ushtruar nga vëllai me probleme të shëndetit mendor ndaj motrës. Duke qenë një situatë e komplikuar, ku motra nuk donte të dënohej vëllai, i kërkuam gjykatës që vëllai t’i nënshtrohej një ekspertize mjeko-ligjore nga një ekspert mbi gjendjen e shëndetit mendor. Gjykata e pranoi këtë kërkesë dhe mbetemi në pritje të ekspertizës mbi të pandehurin.
“Kjo ndihmë ofrohet në kuadër të projektit “Mbrojtja ligjore mjet për organizimin komunitar të komunitetit rom dhe egjiptian”, mbështetur nga Fondacioni Shoqeria e Hapur per Shqiperine”
