Po ndjekim në Devoll rastin e një zonje e cila ka nevojë për ndihmë ligjore. Fëmija i lindur nga bashkëjetesa ka nevojë për të lëvizur jashtë me nënën. Babai nuk jep prokurë që të mund të udhëtojë me nënën dhe prandaj i jemi drejtuar gjykatës për të lejuar nënën të udhëtojë jashtë vendit me fëmijën. Çështja po ndiqet në qytetin e Korçës. Shkrirja e disa gjykatave të shkallëve të para në disa rrethe të vendit, ka ndikuar në vonesa dhe vështirësi të mëtejshme për anëtarët e komunitetit dhe personave të tjerë që nuk kanë mundësi ekonomike.
Ky aktivitet realizohet ne kuader te projektit “Fuqizimi i të rikthyerve rom dhe egjiptian në bashkitë Devoll, Fier dhe Berat” si pjese e “Fuqizimi i sistemeve kombëtare dhe lokale për të mbështetur integrimin efektiv socio-ekonomik të të rikthyerve në Ballkanin Perëndimor”, Financuar nga Bashkimi Europian dhe zbatuar nga United Nations Development Programme – UNDP UNDP Albania
