Pranë Drejtësi Sociale u paraqitën dy familjarë të cilët udhëtuan nga jashtë Shqipërisë për të zgjidhur problemin e shpronësimit të banesës së tyre, në proces legalizimi.
Duke qenë se vetëm një familjar (gjyshi) kishte paraqitur vetëdeklarimin për legalizim të banesës tre katëshe, përgjigjja e Njësisë Nr.4 ishte që vetëm njëri nga bashkëpronarët përfitonte nga shpronësimi i shkaktuar nga Projekti i Unazës së Madhe pranë rrugës Myslym Keta. Ky vetëdeklarues ka ndërruar jetë, dhe ka nëntë trashëgimtarë nga të cilët, vetëm njëri figuronte si trashëgimtarë në vendimin e ASHK-së, duke lënë jashtë tetë familjarë të tjerë.
Me anë të një komunikimi me përfaqësues të ASHK Drejtoria Përgjithshme, arritëm që të përfshihen edhe bashkëpronarët e tjerë tek vendimi për shpronësim.
“Kjo ndihmë ofrohet në kuadër të projektit “Mbrojtja ligjore mjet për organizimin komunitar të komunitetit rom dhe egjiptian”, mbështetur nga Fondacioni Shoqeria e Hapur per Shqiperine”
