
Bashkia Tiranë ka vepruar në shkelje të legjislacionit për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore, duke përjashtuar rreth 40 familjet nga programet e rindërtimit, me arsyetimin se nuk kanë certifikatën e pronësisë. Ndërkohë, familjeve i njihet e drejta e privatizimit të banesave tyre nëpërmjet VKM-së nr. 708, datë 23.06.2009 “Për kalimin e përgjegjësisë së administrimit nga MASH në MMPT për Entin Kombëtar të Banesave të objekteve të ish-Shkollës Komunale Tiranë, me qëllim privatizimin“. Por prishja e godinës pa njoftimin e EKB-së, i pamundëson familjeve lidhjen e kontratës së privatizimit.