Nëna e të riut rom G.B erdhi pranë zyrës së organizatës sonë Drejtësi Sociale dhe kërkoi ndihmë për të përfaqësuar djalin e saj në seancën gjyqësore.
Djali ishte i vetmi burim i të ardhurave në familje, të cilat i siguronte nëpërmjet mbledhjes së mbetjeve të riciklueshme.
Një ditë bashkë me shokun e tij kanë marrë disa mbetje të riciklueshme tek një banesë e pabanueshme. Kaq ka mjaftuar që pronari banesës të njoftojë forcat e rendit dhe dy djemtë të arrestohen.
Me mungesën e djalit, nëna është detyruar të marrë kredi për të ushqyer veten dhe djalin e saj në ambjentet e paraburgimit.
Padyshim që kjo gjë do rëndojë më shumë problemet socio-ekonomike të kësaj familje.