Mungesa e përfaqësuesëve direkt të komunitetit rom dhe egjiptian në zgjedhjet vendore

14 Prill, 20230

Në prag të hapjes zyrtare së fushatës për zgjedhjet e 14 majit, Drejtësi Sociale vëren me shqetësim që këtë vit më pak përfaqësues të këtyre komuniteteve janë përfshirë në listat për kandidatë për këshill bashkiak nga të gjitha forcat politike.
Gjithashtu, hapja e fushatës u ngrit mbi përdorimin e gjuhës së urrejtjes nga të dyja kampet, duke aluduar mbi përkatësinë etnike të njërit kandidat, me synimin për ta përbuzur atë. Por nëse ky kandidat bëhet objekt tallje, pesha më e madhe nuk bie mbi të por mbi komunitetet rome dhe egjiptiane të cilat edhe këtë vit zgjedhor po përdoren si figura negative dhe përkatësia e tyre bëhet objekt për denigrim dhe përulje të vlerave të një personi, pavarësisht përkatësisë etnike.

Mesazhi i dhënë është i qartë: nëse je rom dhe egjiptian, ti je qytetar i dorës së dytë. Personat që e kanë përdorur këtë gjuhë janë personazhet politikë më të rëndësishëm të Shqipërisë, e sidomos kryeministri, i cili supozohet të jetë shembulli më pozitiv për tolerancën, gjithëpërfshirjen dhe kontrollin e gjuhës denigruese.

Në vitin 2023 nuk ka më vend për të diskutuar nëse termat rom dhe egjiptian mund të përdoren për të tallur dikë, edhe nëse nënkuptohen. Bëjmë këtë thirrje publike ndaj palëve politike dhe ju ftojmë edhe anëtarët e këtyre pakicave që të dënoni me votë ata kandidatë ose parti politike që do të bazojnë fushatën e tyre në gjuhën e urrejtjes dhe jo në atë të garës me programe konkrete për zgjidhjet e problemeve tuaja. Një parti që nuk respekton minoritetet nuk mund të jetë përcjellëse e vlerave të demokracisë, barazisë dhe progresit!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth nesh

Organizata “Drejtësi Sociale” është themeluar më 14.12.2020 me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Fokusi dhe veprimtaria kryesore e organizatës është advokimi, mbrojtja dhe respektimi i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut në Shqipëri.

Adresa & Kontakt
Informacion

Organizata “Drejtësi Sociale” është themeluar më 14.12.2020 me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, me numër identifikimi NUIS M11509454W dhe me adresë kryesore Rruga “Riza Cerova” nr. 23, Tiranë, Shqipëri

© 2020- 2022 Organizata “Drejtësi Sociale” | Të gjitha të Drejtat e Rezervuara | Krijuar nga Imagjino Albania