Gjatë takimit për prezantimin e “Raportit të vlerësimit mbi qasjen dhe përdorimin familjar të transfertave të mbrojtjes sociale”, përfaqësuesi i Drejtësi Sociale solli në vëmëndjen e të pranishmëve problematikën e identifikuar gjatë takimeve të zhvilluara në terren me gratë e minoriteteve, por jo vetëm, në lidhje me mungesën e një suplementi financiar specifik për familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike, përsa i përket higjenës mujore të grave.
Sipas grave të intervistuara nga ana aktivisteve të Drejtësi Sociale, një % e konsiderueshme e shumës së ndihmës ekonomike shpenzohet nga gratë për higjenën mujore.
Ndaj, ne e shohim të nevojshme përcaktimin e një suplementi tek shuma e ndihmës ekonomike për këtë gjë.
Në vazhdim do të ndërmarrim një proces advokimi për realizimin e saj.
Kjo ndihmë ofrohet me mbështetjen e projektit “Zgjerimi i shërbimit të ndihmës juridike falas për gratë dhe burrat në Shqipëri” zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (PNUD) në partneritet me Ministrinë e Drejtësisë dhe me mbështetjen financiare të Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim (ADC).”