Mungesa e investimeve në Drizë, mediatizim në Syri.tv nga paraligjori i Drejtësi sociale

19 Tetor, 20220

Me ndihmën e paraligjorit të Drejtësi Sociale në Fier, është referuar për median audiovizive Syri.tv problematika e mungesës së infrastrukturës së banorëve të komunitetit rom në fshatin Drizë, duke mundësuar që peticioni i tyre të ketë mbulim mediatik. Në këtë mënyrë, ka një presion të shtuar drejt institucioneve shtetërore për të marrë masa dhe për të arritur një zgjidhje të problemit. Syri.tv njofton si vijon,

‘Rreth 200 banorë të komunitetit rom që jetojnë në fshatin Drizë të Fierit kanë firmosur një peticion drejtuar Bashkisë Fier ku kërkojnë investime në infrastrukturë dhe pastrim të mbetjeve urbane. Banorët shprehen se bashkia i ka braktisur, duke mos kryer asnjë investim për përmirësimin e jetës së tyre. Për Syri.tv, disa banorë shprehen se problem mbeten investimet në rrugë, ku një sasi e vogël reshjesh shkakton përmbytje dhe krijon baltë, problemet me transportit e fëmijëve në shkollë, premtime të mbajtura elektorale nga viti në vit. Ata besojnë që ka një diskriminim ndaj tyre duke qenë se fshati përbëhet nga anëtarë të komunitetit rom.
Veç problemit të mungesës totale të infrastrukturës rrugore, plehrat në këtë fshat mblidhen shumë rrallë duke shkaktuar probleme me shëndetin e banorëve.
Në dijeni janë vënë edhe Komisioneri kundër Diskriminimit dhe Selinë Diplomatike në vend. Janë të paktën 2700 banorë që vuajnë mungesën e këtyre shërbimeve.’

Pritet reagimi i bashkisë Fier ndaj këtij peticioni.

Bashkëpunëtorë në këtë projekt janë Leviz Albania dhe TIRC.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth nesh

Organizata “Drejtësi Sociale” është themeluar më 14.12.2020 me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Fokusi dhe veprimtaria kryesore e organizatës është advokimi, mbrojtja dhe respektimi i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut në Shqipëri.

Adresa & Kontakt
Informacion

Organizata “Drejtësi Sociale” është themeluar më 14.12.2020 me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, me numër identifikimi NUIS M11509454W dhe me adresë kryesore Rruga “Riza Cerova” nr. 23, Tiranë, Shqipëri

© 2020- 2022 Organizata “Drejtësi Sociale” | Të gjitha të Drejtat e Rezervuara | Krijuar nga Imagjino Albania