Po ndihmojmë zotërinë që të mbledhë dokumentet e nevojshme për të përfunduar procedurën e divorcit, si dhe për një çështje penale në lidhje me familjen e tij. Paraligjori ynë në Lezhë po e shoqëron në institucione për të tërhequr dokumentat si dhe në seancat gjyqësore.
Projekti “Zgjerimi i shërbimit të ndihmës juridike falas për gratë dhe burrat në Shqipëri” zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (PNUD) në partneritet me Ministrinë e Drejtësisë dhe me mbështetjen financiare të Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim (ADC).”
