Nëna na kontaktoi nëpërmjet portalit “Avokati online”, për problemin e djalit të saj, i cili nuk kishte përfituar bursën që duhet të përfitonte si nxënës i minoritetit egjiptian që vazhdon shkollën e mesme profesionale. Bashkë me nënën kontaktuam drejtorinë e shkollës si dhe përfaqësues në bashkinë e Tiranës, të cilët na informuan se zonja nuk kishte plotësuar dokumentacionin e duhur për përfitimin e bursës.
Jemi të gatshëm për tu mbështetur në çdo problematikë që raportoni tek ne.