Mbështetëm familjen Mejdani në seancën gjyqësore për vlerësimin e masës mbrojtëse “Vendosja e dy fëmijëve K.M dhe Y.M në përkujdesje alternative.
Gjatë seancës, së pari insistuam transferimin e fëmijëve nga qendra e përkujdesjes në qytetin e Sarandës në qendrën e përkujdesjes në Tiranë pasi është në shkelje të ligjit ndarja e tyre nga vëllezërit dhe motrat.
Por, nuk u mor parasysh nga gjykata me arsyetimin se duhet ti drejtohemi me shkresë Shërbimit Social Shtetëror për transferimin e fëmijëve.
Ditën e sotme përgatitëm shkresën për t’iu drejtuar Shërbimit Social Shtetëror për transferimin e fëmijëve.