Bllokim i pagave në shkelje të ligjit.
Ditën e sotme na kontaktoi një çift që i ishin bllokuar pagat nga një institucion financiar. Sipas çiftit kredia ishte shlyer dhe për këtë dispononte dhe faturë, por tek institucioni rezultonin si debitor. Drejtësi Sociale i mbështeti duke i përgatitur ankimin për institucionet përgjegjëse për proçedurat përmbarimore që ishin në kundërshtim flagrant me ligjin. Gjithashtu organizata Drejtësi Sociale do t’i asistojë dhe me përfaqësimin në gjykatë për të kundërshtuar veprimet e paligjshme të përmbaruesve dhe pavlefshmërinë e titullit ekzekutiv.