Para disa javësh, publikuam rastin e djalit të mitur që kundërshtoi veprimet e policisë rrugore për bllokimin e motocikletës me të cilën mblidhte mbetje të riciklueshme.
Pas asaj ngjarje u angazhuam të ndryshonim sadopak jetën e tij dhe të familjes së tij, të cilët flinin në rrugë.
Me mbështetjen tonë dhe të Qendrës Komunitare Shkozë, familja ka marrë një shtëpi me qera dhe babai ka filluar punë pranë një kompanie private.
Gjithashtu jemi duke i plotësuar dokumentat që familja të përfitojë subvencionimin e qerasë. Ndërkohë, synojmë rikthimin e tij në bankat e shkollës.