Mashtrimet me punëtorët e pastrimit nga bashkia Tiranë

6 Shtator, 20240

Fotografia e mëposhtëme është marrë nga faqja e “Punonjësve të qytetit”, të Bashkisë Tiranë. Si provë se Bashkia e Tiranës e merr seriozisht pastrimin e qytetit, në rrjet ka vetëm disa fotografi të punonjësve të pastrimit të detyruar të punojnë në orare të zgjatura dhe për sipërfaqe shumë të mëdha pastrimi. Përtej propagandës së Bashkisë Tiranë, në mungesë të një plani të menxhimit të sektorit, situata në terren paraqitet krejt ndryshe.

Në takimet në terren me punonjësit e pastrimit, (fotografitë e të cilëve nuk do t’i publikojmë për të ruajtuar anonimatin e tyre kundrejt kërcënimeve për heqje nga puna), kemi parë që procesi kalimit të administrimit të pastrimit të qytetit te kompania Eco Tirana, ku aksionere është edhe Bashkia Tiranë, është shoqëruar me shumë problematika. Përveç pirgjeve të mëdha me plehra, e cila ka qenë një pamje shumë e shpërndarë në rrjete sociale nga qytetarë aktivë, barra më e rënde e keqmenaxhimit të këtij sektori vazhdon t’i mbetet punonjësve.

1. Së pari, punonjësit nuk kanë pasur asnjë informacion për ndryshimin e kompanisë dhe kushteve të tyre të punës; i vetmi informacion është marrë në momentin kur i kanë njoftuar për mbledhje.
2. Punonjësit kanë firmosur kontratat e reja, por as nuk i kanë lexuar, as nuk kanë marrë asnjë kopje, siç parashikohet sipas ligjit. Kanë pasur trysni në firmosjen e kontratës nga punonjësit e EcoTiranës dhe për këtë arsye nuk kanë pasur mundësi për të kërkuar një kopje të kontratës së tyre.
3. Takimi me administratorin e EcoTiranës shtë zhvilluar vetëm me prezantimin e kompnaisë nga ai, pa pasur mundësinë që punonjësit të shtrojnë kërkesat e tyre apo të bisedojnë mbi kushtet e punës.
4. Punonjësit ende janë të paqartë për pagën; askush nuk ua ka komunikuar dhe kur kanë pyetur iu kanë thënë se e kanë të përcaktuar në kontratë (të cilën nuk kanë pasur mundësi as ta lexojnë dhe as të marrin një kopje. )
5. Tjetër problematikë është fakti se disa punonjës pastrojnë një pjesë shumë të madhe sipërfaqje, për shkak se nuk ka punonjës mjaftueshëm.
6. Pozitiv është fakti që punonjësit janë pasijur me pajisje të reja dhe uniforma të reja. Megjithatë, uniformat janë të papërshtatshme për kushtet shumë të nxehta të punës.

Në këto kushte, punonjësit e pastrimit mbeten përsëri një prej shtresave të cilat punojnë në kushtet më të vështira të punës dhe të padushkshëm për insitucionet dhe shoqërinë, edhe pse bëjnë një prej punëve më të rëndësishme për qytetin dhe komunitetin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth nesh

Organizata “Drejtësi Sociale” është themeluar më 14.12.2020 me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Fokusi dhe veprimtaria kryesore e organizatës është advokimi, mbrojtja dhe respektimi i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut në Shqipëri.

Adresa & Kontakt
Informacion

Organizata “Drejtësi Sociale” është themeluar më 14.12.2020 me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, me numër identifikimi NUIS M11509454W dhe me adresë kryesore Rruga “Riza Cerova” nr. 23, Tiranë, Shqipëri

© 2020- 2022 Organizata “Drejtësi Sociale” | Të gjitha të Drejtat e Rezervuara | Krijuar nga Imagjino Albania