Po ndjekim një rast të veçantë me një familje që kishte nevojën e tërheqjes së certifikatës personale të fëmijës së tyre, për regjistrimin e tij në kopsht. Fatkeqsisht, një nga prindërit e ka braktisur fëmijën. Prindi tjetër që aktualisht kujdeset, nuk është në të njëjtin trung me të dhe has në vështirësi të tilla për procedura ligjore.
Ditën e sotme u tërhoq certifikata për fëmijën, dhe në vazhdim, do ndihmohet familja për të marrë fëmijën në trungun e vet.