Drejtësi Sociale gjatë diskutimeve para disa muajsh me familjet rome dhe egjiptiane në Llakatund të Vlorës, u trajtua si problemi kryesor pezullimi i punimeve të rikonstruksionit të banesave nga kompania që kishte marrë përsipër kryerjen e këtyre punimeve.
Pas dërgimit të ankesave tek institucionet përgjegjëse dhe reagimit tyre, ka reaguar dhe kompania duke shkuar tek familjet egjiptiane dhe rome për të rifilluar punimet.
Kjo ndihmë ofrohet me mbështetjen e projektit “Zgjerimi i shërbimit të ndihmës juridike falas për gratë dhe burrat në Shqipëri” zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në partneritet me Ministrinë e Drejtësisë dhe me mbështetjen financiare të Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim (ADC).”