Organizata Drejtësi Sociale zhvilloi një takim me familjet Egjiptiane dhe Rome në Llakatund të Vlorës, ku u informuan mbi ofrimin e ndihmës ligjore parësore dhe dytësore.
Gjatë takimit u identifikuan problematika në lidhje me penalizimin nga përfitimi i ndihmës ekonomike, pajisja me çertifikatë pronësie të tokave të përfituara nga ligji 7501, regjistrimi fëmijëve, si dhe abuzimi me programin e rikinstruksionit të banesave nga firma zbatuese.
Në vazhdimësi organizata Drejtësi Sociale do të mbështesë familjet për zgjidhje e problematikave të identifikuara.