Nga takimet e realizuara në Lezhë, Drejtësi Sociale identifikoi problematikën e privatizimit të banesave. Drejtësi Sociale do të ndjeki në vazhdimësi të gjithë proçesin. Paraligjori i Drejtësi Sociale bëri një verifikim të situatës së çdo familje për ti ndihmuar në proçesin e privatizimit të banesave familjeve Egjiptiane.
Kjo ndihmë ofrohet me mbështetjen e projektit “Zgjerimi i shërbimit të ndihmës juridike falas për gratë dhe burrat në Shqipëri” zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (PNUD) në partneritet me Ministrinë e Drejtësisë dhe me mbështetjen financiare të Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim (ADC).”