Bllokimi i numrit të llogarisë së bankës nga kompanitë mikrofinanciare dhe disa zyra përmbarimore, është kthyer problem për shumë familje të minoriteteve egjiptian dhe rom. Shpesh veprimet e tyre për bllokimin e nr të llogarisë janë të paligshme dhe në shkelje të Kodit të Proçedurës Civile.
Ndaj, Drejtësi Sociale iu drejtua Gjykatës për rastin e një familjeje në qytetin e Lezhës, të cilës i është bllokuar paga që është e vetmja e ardhur ekonomike për to.