(VIDEO NË LINK)
Në ABC News sollëm problemin e familjeve rome dhe egjiptiane sidomos në qytetin e Kavajës, që prej kaq vitesh tashmë jetojnë në baraka dhe e kanë të pamundur të përfitojnë nga bonusi i qirasë. Arsyeja, diskriminimi dhe frika e qiradhënësve për t’ua lëshuar atyre shtëpinë edhe kur qiranë e paguan Bashkia Kavajë.
“Kur strehimi duket luks” përshkroi me detaje kalvarin e familjeve të varfra për të gjetur një shtëpi me qira, edhe kur bashkia ju miraton bonusin. Avokati Gentian Sejrani, Komisioneri për mbrojtjen nga diskriminimi, z. Robert Gajda, si dhe banorë të qytetit të Kavajës, folën për arsyet e këtij ngërçi, tashmë tepër të njohur për ne si organizatë, sidomos në qytetin e Kavajës.
Zgjidhja e propozuar është kthimi i ndërtesave shtetërore, ish-uzina, fabrika dhe ndërtesa të tjera jashtë funksioni, në shtëpi banimi për familjet që nuk arrijnë dot të sigurojnë një shtëpi me qira në treg. Me rikonstruksionin e këtyre ndërtesave shtetërore, mund t’ju jepet një zgjidhje afatgjatë këtyre familjeve që të integrohen në shoqëri.
****************************************************************
In ABC News, we brought up the problem of Roma and Egyptian families, especially in the city of Kavaja, who have been living in shacks for so many years and are unable to benefit from the rent bonus. The reason, discrimination and fear of the landlords to let them the house even when the rent is paid by the Municipality of Kavaje.
“When housing seems a luxury” detailed the ordeal of poor families to find a house to rent, even when the municipality approves your bonus. Attorney Gentian Sejrani, Commissioner for Protection from Discrimination, Mr. Robert Gajda, as well as residents of the city of Kavaja, spoke about the reasons for this stalemate, already well known to us as an organization, especially in the city of Kavaja.
The proposed solution is to turn government buildings, former factories, factories and other out-of-function buildings into residential homes for families who cannot afford to rent a house on the market. By reconstructing these state buildings, you can provide a long-term solution for these families to integrate into society.