Gjatë takimeve në terren të zhvilluar në
qytetin e Lezhës, paraligjori i Drejtësi Sociale u njoh me problemin e z. D.H, i cili ishte njoftuar nga Byroja Shqiptare e Sigurimit për kthimin shumës 350.000 lek tek fondi sigurimit, si pasojë e një aksidenti të ndodhur më 11.11.2013.
Ndërkohë që, z.D.H në këtë datë nuk ka qenë në Shqipëri, dhe as nuk ka pasur në pronësi mjet apo lejedrejtimi.
Sot, kontaktuam me përfaqësues të Byrosë Shqiptare të Sigurimit dhe i shpjeguam me prova se z.D.H nuk mund të jetë personi debitor ndaj tyre.
Ata u shprehën se: – Mund të jetë dërguar gabimisht dhe se mund të ekzistoj person tjetër me këtë emër.
Ne do vazhdojmë ta ndjekim si rast.
Kjo ndihmë ofrohet me mbështetjen e projektit “Zgjerimi i shërbimit të ndihmës juridike falas për gratë dhe burrat në Shqipëri” zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (PNUD) në partneritet me Ministrinë e Drejtësisë dhe me mbështetjen financiare të Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim (ADC).”
