Nisur nga problematikat e identifikuara nga paraligjorët e Drejtësi Sociale në qytetet Tiranë, Durrës, Fier, Korcë, në lidhje me ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike për shkak të debisë. Familjet e varfëra e kanë të pamundur të lidhin akt-marrëveshje për shlyerjen e debisë me këste pasi është kusht që duhet të shlyejnë paraprakisht në mënyrë të menjëhershme faturat e vitit 2021-2022.
Në këtë situatë, kontaktuam me përfaqësues të FSHU-së, të cilët u shprehën të gatshëm për ta zgjidhur si problem duke përfshirë dhe faturat e 2021-2022 tek debia që do shlyhet me këste.