Drejtësi Sociale zhvilloi një takim me familjet Egjiptiane në zonën e Kombinatit, të cilëve i’u janë prishur banesat si pasojë e tërmetit të datës 26 Nëntor 2016. Disa prej tyre nuk trajtohen me bonusin e qerasë edhe pse banesat e tyre janë vlerësuar të kategorisë DS4/DS5. Shqetësimi tyre kryesor ishte, mos përfitimi nga programi i bonusit të qerasë të cilën bashkia e Tiranës e ofron për familjet e prekura nga tërmeti për mbulimin e qerasë.
Në lidhje me këtë problematikë, Drejtësi Sociale kontaktoi specialistë nga zyra e strehimit në bashkinë e Tiranës.
Në vazhdim do të verifikohet proçesi i ndjekur nga Njësia Administrative përkatëse, në lidhje me aplikimin e këtyre familjeve.