Ditën e sotme Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi zhvilloi seancën dëgjimore në lidhje me ankesën e depozituar nga ana e organizatës Drejtësi Sociale për largimin nga puna të z. Ruçi nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve dhe Ndriçimit Publik, bashkia Tiranë. Në seancë bashkë me z.Ruçi mori pjesë dhe avokati i organizatës si përfaqësuesi tij ligjor. Gjatë seancës i qëndruam argumentave tona të parashtruar në ankesën e depozituar pranë Komisionerit se, z.Ruçi është diskriminuar për shkak të përkatësisë etnike. Shpresojmë se Komisioneri sipas afateve ligjore do të vendosë nëse është diskriminuar apo jo.
