Prej javësh jemi duke nxitur bashkinë Fier, të plotësojë dokumentacionin e kërkuar nga Ministria Financave dhe Ekonomisë, për të kualifikuar dhe mbështetur projektin për rikonstruksionin e 49 familjeve të minoritetit rom në zonën e Drizës.
Sot, paraligjori i Drejtësi Sociale, Administratori Njësisë, si dhe banorë të zonës kontaktuan me përfaqësues të bashkisë, dhe kërkuan që të plotësojnë dokumentacionin, në rast të kundërt 49 familjet do të reagojnë para bashkisë.
Pas takimit përfaqësuesit e bashkisë premtuan që do të kontaktojnë me përfaqësues të Ministrisë, dhe do të dërgojnë dokumentat brenda ditës së nesërme.