Duke parë gjendjen e vështirë të banorëve të komunitetit rom dhe egjiptian të Kavajës, ju drejtuam me një kërkesë Bashkisë Kavajë për pastrimin e këtij kanali uji, të mbushur siç shihet në këtë foto të ditëve të fundit, me plehra dhe mbetje të tjera. Banorët shprehen se kanë mbi dy vjet në atë gjendje. Shpresojmë për një ndërhyrje të shpejtë, konsideruar që moti po ngrohet dhe mbetjet bëhen burim sëmundjesh për më të vegjlit.