Kavajë/Organizata “Drejtësi Sociale” u njoh me nevojat për ndihmë ligjore të anëtarëve të komunitetit rom dhe egjiptian

7 Shkurt, 20220

Rreth 20 anëtarë të komunitetit rom dhe egjiptian në qytetin e Kavajës u informuan ditën e sotme mbi ndihmën ligjore, parësore e dytësore që organizata “Drejtësi Sociale” mund të ofrojë.

Janë 36 familje egjiptiane që jetojnë në kapanonet e ish-Grmumbullimit në lagjen nr. 2 në Kavajë, vetëm disa metra larg qendrës së qytetit pa kushtet minimale të jetesës.

Strehimi, përmbytja, ujërat e zeza mbi sipërfaqe, mungesa e energjisë elektrike, izolimi e përjashtimi social ishin shqetësimet kryesore të këtyre qytetarëve.

Prej shtetit ne skemi marë marrë asnjëherë asgjë, ‘asnjëfar’ mase, jemi shumë fukarenj. Ngaqë jemi egjiptianë nuk na duan apo si? Ne s’kemi shtëpi, as katandi,  fëmijët nuk shkojnë në shkollë, asgjë prej gjëje. “- shprehet e shqetësuar znj. Inicialet L.M.

Dëshira ime e vetme është që, vetëm një natë të rrijë dikush nga Bashkia apo Shteti, këtu  ku banojmë ne, vetëm një natë ta provoni se si jetojmë ne këtu, si kur bie shi si kur nuk bie.”- tregon e dëshpëruar një tjetër banore në lidhje me situatën higjeno-sanitare në këto banesa.

Gjatë diskutimit përveç problemeve kolektive të lartpërmendura anëtarë të komunitetit egjiptian shprehën edhe shqetësime në lidhje me mospërfitimin e ndihmës ekonomike, pensioneve, apo pagesave të tjera.

Gjatë ditëve në vazhdim stafi i Organizatës “Drejtësi Sociale”, do të ndjekë  hap pas hapi shqetësimin e çdo individi. Ku secilit prej tyre do t’I ofrohet si ndihma ligjore parësore dhe ajo dytësore e përfaqësimit në Gjykatë.

Gjatë takimit banorët treguan se për ta është e rëndësishmë ndihma që kanë filluar të marrin aktualisht nëpërmjet paraligjorit të “Drejtësi Sociale” në këtë qytet dhe pjesës tjetër të stafit.

Takimi I sotën në qytetin e Kavajës u organizua në kuadër të projektit “Zgjerimi i shërbimit të ndihmës juridike falas për gratë dhe burrat në Shqipëri” zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim UNDP Albania në partneritet me Ministrinë e Drejtësisë dhe me mbështetjen financiare të Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim (ADC).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth nesh

Organizata “Drejtësi Sociale” është themeluar më 14.12.2020 me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Fokusi dhe veprimtaria kryesore e organizatës është advokimi, mbrojtja dhe respektimi i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut në Shqipëri.

Adresa & Kontakt
Informacion

Organizata “Drejtësi Sociale” është themeluar më 14.12.2020 me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, me numër identifikimi NUIS M11509454W dhe me adresë kryesore Rruga “Riza Cerova” nr. 23, Tiranë, Shqipëri

© 2020- 2022 Organizata “Drejtësi Sociale” | Të gjitha të Drejtat e Rezervuara | Krijuar nga Imagjino Albania