Një tjetër vendim pozitiv nga
Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, pas shqyrtimit të ankesë së depozituar nga organizata Drejtësi Sociale për 36 familjet egjiptiane në qytetin e Kavajës për mos ofrim të energjisë elektrike dhe strehimit nga bashkia Kavajë për shkak të racës, etnisë dhe gjendjes ekonomike.
Komisioneri konstatoi:
1.Diskriminim për shkak të “etnisë”, “racës”, “gjendjes ekonomike” në formën e rëndë të tij, të familjeve që i përkasin pakicës kombëtare egjiptiane, banues në godinën e ish-Ndërrmarrjes së Grumbullimit Kavajë dhe banesave rreth saj, nga ana e bashkisë Kavajë.