Pas reagimit të 36 familjeve egjiptiane në qytetin e Kavajës, ka ardhur dhe zgjidhja e problematikës së tyre në lidhje me furnizimin me energji elektrike.
Për familjet që kishin mundësi ekonomike (ose po i marrin dhe borxh) për të parapaguar tarifën prej 24.000 lek të reja për lidhjen e kontratës individuale, iu vendos sahati dhe filluan të furnizohen me energji.
Për familjet që nuk kanë mundësi ekonomike të parapaguajnë kontratën, jemi duke advokuar me ERE-në për ndryshimin e rregullores, dhe krijimin e mundësisë së shlyerjes me këste për kategoritë në nevojë.