Zhvilluam katër takime ditën e djeshme në qytetin e Gramshit, për të biseduar me rastet që paraligjorja jonë ndjek në terren. Problemet e diskutuara ishin mbi procese gjyqësore të qytetarëve, ku avokati dha këshilla përkatëse, një rast për legalizimin e banesës së familjes, si dhe një rast padie për marrje prokure për vajzën të një nëne, kërkesë ndaj ish-bashkëshortit. Takimi nga afër me një avokat i ndihmon qytetarët që të kenë një vizion më të qartë të veprimeve ligjore që duhet të kryejnë, por një pjesë prej tyre e kanë të pamundur që të kenë një kontakt të tillë, për shkak të pagesës.