Në seancën e sotme të KAS, pas ankimimit të vendimit nr 812, datë 20.10.2023, u vendos të favor të ankimuesit (Drejtësi Sociale) se aktiviteti i datës 3 maj 2022 në TKOB ka natyrë elektorale dhe duhej të raportohej në KQZ. KAS vendosi:
•Gjobë në masën 155 000 (njëqind e pesëdhjetë e pesë mijë) lekë ndaj z. Erion Veliaj
•Gjobë në masën 2 500 (dymijë e pesëqind) lekë ndaj zj. Elva Margariti;
•Gjobë në masën 2 500 (dymijë e pesëqind) lekë ndaj zj. Abigeila Vushtina.
Gjatë hetimit në KQZ, ministria e kulturës nuk pati përfaqësues, por pas dënimit administrativ, ata ankimuan duke nxjerrë provë se organizator ishte Bashkia Tiranë. Jemi optimist se edhe nëse ankimohet në Kolegjin Zgjedhor, çështjes nuk do i ndryshohet më fati për shkak të provave të qarta të shkeljes së Kodit Zgjedhor për fushatën.