Intervistë për SCAN TV/Ulja e numrit të përfituesve të ndihmës ekonomike

21 Janar, 20230

Në emisionin e mëngjesit në Scan TV folëm për vështirësitë e përfitimit së ndihmës ekonomike për familjet rome dhe egjiptiane. Me buxhetin e vitit 2023 do ketë vështirësi të shtuara për këto familje, sepse sistemi i pikëzimit përjashton 3000 familje. Në fakt është ulja e fondit që penalizon këto familje, jo sistemi, i cili thjesht rendit familjet në varësi të kushteve të jetesës.
Që të kishte barazi, të gjitha familjet që plotësojnë kushtet sipas ligjit duhet të marrin ndihmë ekonomike, jo të renditen. Ndihma ekonomike ka të bëjë me pamundësinë e një familjeje për të jetuar për shkak të papunësisë, të mospasurit të një strehe ose invaliditet fizik e shëndetësor. Nëse një familje e kalon fazën e parë, dhe më pas ngec te renditja, kjo nuk do të thotë se kjo familje nuk është më në nevojë.
Kriteret për të përfituar ndihmë ekonomike janë të qarta dhe të përcaktuara nga ligji. Kriteret e pikëzimit kanë të bëjnë me pasjen në pronësi të objekteve të ndryshme elektroshtëpiake dhe të dhëna të tjera mbi mënyrën e jetesës. Këto janë arbitrare dhe lënë jashtë ndihmës familje që nuk kanë asnjë dallim me ato që e përfitojnë.
Problem tjetër është që kompanitë e fasonerisë që ofrojnë vende pune për punëkërkuesit, ofrojnë paga abuzive, orare që nuk respektojnë Kodin e Punës dhe nëse nuk mbahen nën kontroll nga institucionet, kthehen në shfrytëzuese të këtyre personave. Ata mund të punojnë aty disa muaj dhe më pas largohen për shkak të kushteve shumë të vështira. Pra, nuk bëhet fjalë për dembelë, por për njerëz që nuk duan të punojnë në skllavëri.
Gjithashtu, diskutuam edhe për lidhjen e kontratave të reja të energjisë elektrike, ku për shkak të mungesës së energjisë së munguar, ka pasur edhe raste vdekjesh. Lidhja e kontratës shkon 360 mijë lek të vjetra ose më tepër, shumë më e madhe se ndihma ekonomike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth nesh

Organizata “Drejtësi Sociale” është themeluar më 14.12.2020 me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Fokusi dhe veprimtaria kryesore e organizatës është advokimi, mbrojtja dhe respektimi i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut në Shqipëri.

Adresa & Kontakt
Informacion

Organizata “Drejtësi Sociale” është themeluar më 14.12.2020 me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, me numër identifikimi NUIS M11509454W dhe me adresë kryesore Rruga “Riza Cerova” nr. 23, Tiranë, Shqipëri

© 2020- 2022 Organizata “Drejtësi Sociale” | Të gjitha të Drejtat e Rezervuara | Krijuar nga Imagjino Albania