Nga sot familja e I.M. do ketë sërish pranë gjirit të familjes dy vajzat e vogla që ishin prej vitit të kaluar në shtëpinë e fëmijës Zyber Hallulli në Tiranë. Me ndihmën e juristes sonë në Drejtësi Sociale, u arrit që gjykata të marrë vendimin për mbikqyrje të tyre në kushte të shtëpisë.
Prej shumë kohësh familja po kërkonte rikthimin e vajzave në shtëpi, duke marrë parasysh përmirësimin e kushteve të tyre socio-ekonomike dhe kërkesës së vazhdueshme të fëmijëve për të qenë pranë prindërve, motrave dhe vëllezërve. Shpresojmë që familja e tyre të mos përballet më me situata të tilla të vështira.