Në emisionin Euronews Now, gazetarja Sidorela Gjoni donte të ndërpriste emisionin pasi mendoi se Spartak Ngjela iu drejtua asaj me termin ‘logjikë fshatari’. Si e sqaroi që nënkuptonte Sali Berishën, ajo vazhdoi intervistën.
Ndërprerja e intervistës duhet të jetë reagimi i drejtuesit të çdo emisioni, në situata të tilla kur të ftuarit e tyre përdorin gjuhë denigruese ndaj një grupi të caktuar shoqëror. Gjuha e urrejtjes nuk ka vend më në televizionet tona!
