Para disa muajsh raportuam humbjen e nënës rome nga Fieri.
Mbrëmjen e djeshme jemi vënë në dijeni nëpërmjet emisionit “Pa gjurmë” se trupi i nënës ndodhet në morgun e QSUT-së.
Sipas tyre nëna kishte qëndruar 4 muaj e shtruar në një nga spitalet e QSUT-së. Spitali nuk kishte asnjë informacion mbi nënën rome dhe ishte e paidentifikuar prej tyre.
Paraligjori Drejtësi Sociale e ka raportuar humbjen e saj pranë Komisariatit në Fier dhe e bija e të moshuarës e ka kërkuar vetë atë pranë spitaleve në Tiranë. Është e pashpjegueshme se përse nuk është arritur që të bëhet lidhja midis saj dhe nënës së paidentifikuar.
Kjo tregon qartë se ka munguar bashkëveprimi institucioneve dhe se ka një neglizhencë.
Menjëherë kemi kontaktuar pushtetin vendor për të mbështetur familjen për ceremoninë e varrimit të nënës rome.