Sot është 8 Prill, Dita Ndërkombëtare e Romëve dhe festohet si e tillë kudo në botë. Si mesazh për këtë vit, duke qenë se jemi në prag të zgjedhjeve vendore, ne si Drejtësi Sociale i bëjmë thirrje kandidatëve për kryetarë bashkishë t’i kushtojnë vëmëndje kësaj pakice kombëtare. Zgjidhja e problemeve të tyre ekonomike dhe sociale duhet të zërë vend në programet e tyre, nëse sigurisht, e kanë një të tillë.
Ditë si kjo janë të bukura për të festuar por nuk mund të harrojmë se me takimet zyrtare, kemi mundësi që të nënvizojmë edhe kërkesat dhe nevojat e komunitetit, dhe jo vetëm të festojmë.
