Mëngjesin e sotëm ka shpërthyer një protestë në Drizë të Fierit për shkak të mungesës së infrastruktës bazë. Mungesa e shtrimit të rrugëve, kanalizimeve të ujërave të zeza dhe mungesa e ndriçimit i kanë çuar këta banorë drejt protestës. Kryeplaku i fshatit, njëkohësisht aktivist pranë Drejtësi Sociale, Panajot Alushi ka deklaruar për mediat se, nëse nuk nisin investimet para votimeve të 14 majit, 2700 banorët e këtij fshati nuk do marrin pjesë në zgjedhjet vendore. Ai u shpreh se komuniteti rom i këtij fshati është nëpërkëmbur mjaftueshëm në këto 30 vjet, duke i bërë thirrje si kryetarit të bashkisë Fier por edhe deputetit të zonës Taulant Balla që të marrin masa.
