Formalizimi i korrupsionit në shëndetësi përmes ligjit për spitalet
Javën e kaluar, pranë ambienteve të Drejtësisë Sociale, u mbajt takimi me temë “Formalizimi i korrupsionit përmes ligjit për spitalet”.
Juristi
Gentian Sejrani dhe ekonomistja
Sidorela Vatnikaj , të cilët e kanë ndjekur çështjen e korrupsionit në shëndetësi prej dy vitesh, prezantuan komentet e përgatitura të ligjit për autonominë sputalore, ku kishin nënvizuar të gjitha pasojat që implementimi i ligjit mund të sjellë.
Mungesa e konsultimeve, mungesa e një studimi fizibiliteti, dhe mungesa e studimit të riskut na bëjnë të kuptojmë se ky ligj nuk u përgjigjet nevojave të sistemit shëndetësor, por vetëm vullnetit politik të implementuesit.
Ky vullnet politik kërkon të ri-orientojë spitalet publike nga spitale që të ardhurat i marrin përmes buxhetit të shtetit apo skemës së sigurimeve shoqërore/shëndetësore në spitale të cilat, dalëngadalë, do të vetëfinancohen dhe do të nxjerrin vetë të ardhurat e tyre përmes shërbimeve që ofrojnë.
Pikat në të cilat kaloi dhe ndaloi analiza ishin mënyra se si rregullohet turizmi shëndetësor, si vendosen çmimet për shërbimet e ndryshme (kush do të jetë referenca), kush janë grupet që mund të investojnë në spitalet publike, cili është raporti mes korsisë preferenciale dhe sistemit të referimit, a kemi konflikt interesi në rastin e praktikës së dyfishtë, dhe shumë pikëpyetje dhe boshllëqe të tjera që janë vënë re në ligj.
Kjo është një temë të cilën ne do ta ndjekim dhe do të mundohemi që çdo gjë që është kundër interesave të publikut ta ngremë qoftë në nivel diskutimi, por edhe në kërkesa dhe akte të tjera demokratike.
Për të parë dokumentin e përgatitur, klikoni mbi linkun e mëposhtëm: 👇