“Premtimi për shëndetësi falas nga qeveria Rama jo vetëm që nuk u mbajt, por pacientët po ndihen gjithnjë e më të cunguar në marrjen e shërbimeve shëndetësore. Në ligjin e ri për shërbimin spitalor, për herë të parë është përfshirë “korsia preferenciale e shërbimit”, ku pacientët kundrejt parave marrin shërbim më të shpejtë, ndërsa ata që nuk kanë mundësi financiare duhet të presin në radhë. Këtë procedurë, pacientët e shohin si krim ndaj të sëmurëve, edhe ekspertë për të drejtat e njeriut tregohen kritikë”. Sidorela Vatnikaj dha një intervistë në SYRI TV për kronikën në fjalë, për të sqaruar opinionin publik mbi çfarë dihet deri tani mbi ligjin.
Ditën e djeshme organizuam një takim me studentë të mjekësisë për të diskutuar ligjin për spitalet, ku ramë dakord se duhet të kërkojmë një informacion më të zgjeruar në lidhje me mënyrën e zbatimit të tij.
Meqënëse jemi akoma në fazën që shumë gjëra janë të paqarta ose nuk janë përcaktuar ende, ramë dakord që të gjitha këto pyetje që kemi, qofshin perifierike ose thelbësore t’i drejtojmë me një kërkesë për informacion institucionit përgjegjës nga Drejtësi Sociale, që së paku të qartësohemi mbi çfarë po ndodh realisht dhe pastaj të mblidhemi përsëri për të parë se ku mund të kërkojmë ndryshime.