“Advokimi ligjor një mjet për organizimin komunitar”
U zhvillua me datë 25 Janar takimi i rreth 40 anëtarëve të komunitetit rom dhe egjiptian në lagjen Drizë të qytetit të Fierit dhe Organizatave “Drejtësi Sociale” e TIRC ” Së bashku për integrimin e romëve”.
Takimi prezantues u zhvillua në kuadër të projektit “Advokimi ligjor një mjet për organizimin komunitar”, financuar nga Lëviz Albania, i cili synon angazhimin e përbashkët të familjeve rome në zonën e Drizës dhe Organizatave, për të advokuar nëpërmjet organizimit komunitar dhe advokimit ligjor për kryerjen e investimeve nga ana e Bashkisë Fier, në këtë zonë.
Banorët e kësaj lagjeje adresuan si shqetësimin më të madh kanalizimin i ujërave të zeza, problem të cilin e kanë ngritur prej kohësh dhe shtrimin e rrugëve të brendshme.
