Në ceremoninë e organizuar për 8 Prillin, ditën ndërkombëtare të komunitetit Rom, u evidentuan ndihma dhe mbështetja që i ka dhënë këtij komuniteti si dhe atij egjyptian Bashkia e Lezhës, sa herë që ata janë ndodhur në vështirësi ekonomike ose me probleme të strehimit. Rindërtimi i shtëpiva të reja të atyre familjeve që u preken nga tërmeti dhe ndihma ushqimore në kohë pandemie, vlerësohen nga ky komunitet dhe ata u shprehën mirënjohës ndaj Bashkisë Lezhë. Një tjetër pikë me rëndësi ishte dhe investimi në formimim kulturor dhe arsimor për fëmijët, rehabilitimi i banesave të amortizuara e pa kushtet e përshtatshme për strehim, rrjetit infrastrukturor të lagjeve ku banojnë etj.