Fermerët në vendin tonë janë njëri prej grupeve më të diskriminuara në vend.
Fermeret ne vendin tonë kanë më pak subvencione se kolegët e tyre në rajon.
Fermerët në vendin tonë kanë infrastrukturën më të prapambetur dhe kushtet e punës më të këqija në rajon!
Fermerët në vendin tonë po përballen me mungesën e krahut të punës dhe emigrimin më të lartë në rajon!
Një faktor tjetër që i ka goditur fermerët është rënia e euros! Kjo rënie i bën ata më të dobët në tregun vendas (sepse produktet importohen më lirë) dhe gjithashtu më të dobët edhe në tregun e huaj, ku produktet e tyre janë më të shtrenjta për shkak se ju eshte rritur kostoja e prodhimit dhe euroja tanime ka rreth 20% vlerë më pak.
Në këto kushte, të harruarit dhe të pambrojturit fermerë vendosën të protestojnë duke bllokuar rrugën kombëtare. Në këto momente, shteti kujtohet ekzistencën e tij duke dërguar policinë dhe duke u përballur fizikisht me fermerët.
Ditë më pas mësuam se me urdhër nga lart, çdo fermër që mori pjesë në protestë është gjobitur me 100 mijë lekë!
Të skandalizuar nga kjo masë e paligjshme, ne solidarizohemi me fermerët dhe shprehim gatishmërinë tonë si organizatë për te ndihmuar çdo fermer që ka nevojë për të kundërshtuar masën administrative.