Gjatë takimeve të organizuara për investimin në KUZ, është ngritur si shqetësim dhe mungesa e hapësirave për varreza për banorët e zonës së Drizës. E nisëm me përgatitjen e shkresës për bashkinë Fier për gjetjen e hapësirave të përshtatshme për këta banorë dhe vijuam me firmosjen nga familjet dhe dërgimin e shkresës te institucioni përkatës. Që të mos mbetemi vetëm në objektivat e përcaktuata në projekt, do të mbështesim familjarët të advokojnë dhe për këtë gjë.
Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të projektit “Advokimi ligjor nje mjet per organizimin komunitar”, financuar nga Leviz Albania, me TIRC “Së bashku për integrimin e romëve” dhe Drejtësi Sociale.

