Në kuadër të projektit “Advokimi ligjor një mjet për organizimin komunitar”, të financuar nga
Leviz Albania, bashkë me
TIRC “Së bashku për integrimin e romëve”, zhvilluam takimin e grupit advokues dhe përfaqësueses të Zyrës së Projekteve në bashkinë Fier. Grupi advokues informoi përfaqësuesen mbi problematikën e kanalizimeve të ujërave të zeza dhe shtrimin e rrugëve të brendshme në fshatin Drizë, si dhe kërkoi hartimin e një projekti për kryerjen e investimeve.
Përfaqësuesja e bashkisë Fier konfirmoi gatishmërinë për hartimin e projektit.